Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dhuruar sot SPAK dhe BKH-së pajisje speciale për hetimet. Lajmin e bën vetë me dije Prokuroria Speciale përmes një njoftimi zyrtar në Tëitter, duke thënë se këto pajisje do të çojnë në një nivel tjetër punën hetimore.“Ambasada e SHBA bëri sot një tjetër donacion për BKH-në, pajisje të cilat pritet të përmirësojnë dhe ta çojnë në një tjetër nivel punën hetimore të ndërmarrë në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion”, njofton SPAK.