E dielë, Shkurt 9, 2025
KreuPakategoriLAJMI : Edi Rama i ka bëre gropen vetes me miratimin...

LAJMI : Edi Rama i ka bëre gropen vetes me miratimin e projektit per Sazanin.Do te bej padi ne SPAK – shkruan aktivistja Evi Kokalari..

Edi Rama i ka bere gropen vetes! Amerika gati per ta hedhur, Evi Kokalari nxjerr te dhenat e fort

Aktivistja e njohur, Evi Kokalari, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëron lajme “bombastike” nga drejtësia për Edi Ramën. Në një reagim në rrjetin e saj social “Facebook”, ajo zbulon se do të bëjë kallëzim zyrtar në Prokurorinë e Posaçme për kryeministrin për aferën e ishullit të Sazanit. Sipas Kokalarit, kjo është vjedhje e hapur e territorit shqiptar dhe premtimi i saj është se Rama do të përfundojë pas hekurave.

“Siç e kam thënë më parë, do bëj kallëzim zyrtar në SPAK për aprovimin e ishullin të Sazanit. Kjo është vjedhje e hapur e territorit shqiptar dhe ju premtoj, Edi Rama do përfundoj në arrest për këtë korrupsion te pastër”, u shpreh Kokalari. Kujtojmë se këtë kallëzim penal Kokalari e paralajmëroi para disa javësh, ku tha se nëse Rama firmos për këtë ishull dhe këtë projekt, personalisht do të bëjë kallëzim penal. “Kam provuar çdo metodë për të ndaluar aferën korruptive të ishullit të Sazanit, dhe me të drejtë, nuk dua që Edi Rama të abuzojë me pronën shtetërore për blerje favoresh politike. Si e tillë, po them publikisht që: Nëse Edi Rama firmos për këtë ishull dhe këtë projekt, Jared Kushnerit apo kujtdo tjetër të lidhur direkt apo indirekt me të, personalisht do të bëj kallëzim në SPAK për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit