KUJTESA // Sot, në Shkodër në një nga qytetet më të persekutuara, martirizuar, munduar nga çdo regjim për ta nënshtruar, por asnjëherë nuk ia arritën qellimit. Ajo mbeti zonjë e rand me bijë e bija fisnik, që nuk pranojnë asnjë lloj diktati, njerëz me shpirt të lirë në çdo kohë….Ky qytet krenar, i lirë, bashkë me Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë
& me Shoqatën e të Denuarve dhe të Përndjekurve Politikë Shkodër përkujtuan
23 gushtin që ështe “Dita e Shiritit të Zi.” ( “Black Ribbon Day”) dita zyrtare europiane e kujtesës së krimeve të stalinizmit, komunizmit, nazizmit, dhe fashizmit….Shqipëria numron mbi 6000 të pushkatuar nga diktatura komuniste të gjitha moshave nga fëmijë e deri pleq 85 vjeçar…..Asnjë herë s’u kërkua falje ndaj kësaj shtrese të masakruar. Nuk u dëmshpërblyen, nuk u vlersuan, nuk u integruan siç duhet, por mbetën po “Ata” fëmijët e “Atyre” me njollë në biografi…….A duhet të bëjmë më shumë?….Normal që po, zëri ynë duhet të dëgjohet dhe të drejtat tona të rrespektohen. Nuk jemi për lëmoshë,as për qoka partish e programesh, jemi zemra e kombit, këto njerëz meritojnë t’u shkruhet emri me germa të arta, atyre që varret nuk ju dihen, që jetën e çuan birucash mes torturave, që u marririzuan, pushkatuan, varrosur për së gjalli….Të rrojmë për të kujtuar, për të nderuar gjitha ata burra e gra fisnik që vuajtë nga egërsia e diktaturës komuniste.Mos na raftë me harrue!!
I përjetshëm kujtimi i tyrei.23.08.2022