Elena Kocaqi, ka promovuar sot në Shkodër pran bibliotekës “ Zonja e Shkodrës” botimet e saj “ Pellazget – origjina e shqiptareve” dhe “Shqiperia dhe fuqite e medha 1878 – 1918”.Ajo ishte e ftuar nga famullia Shen Shtjefni Shkodër, drejtuesit e të cilës e vlerësuan pozitivisht angazhimin e saj për të vertetën historike dhe veprat që u paraqiten para lexuesi.Elena Kocaqi është një historiane shqiptare. Ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë.Ajo ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë dhe Shkenca Politike po në Universitetin e Tiranës. Ka kryer studime pas-universitare, Mastër dhe Doktoraturë ne Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë me titull “Politikat e Austro-Hungarisë ndaj Shqiperisë ne vitet 1912-1918”.Ajo mban titullin Profesore e Asociuar dhe është profesore me kohë te plot në Universitetin e Durrësit.
Ajo ka shkruar disa studime qe flasin për kontributin Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane antike dhe moderne.