E dielë, Janar 4, 2026
KreuPakategoriEditorial nga Preç ZOGAJ: Oborri me shtrirje ne Shqiperi i shtepise amerikane....

Editorial nga Preç ZOGAJ: Oborri me shtrirje ne Shqiperi i shtepise amerikane. .

Editorial Nga Preç ZOGAJ: Oborri me shtrirje në Shqipëri i shtëpisë amerikane

Editorial Nga Preç ZOGAJ: Oborri me shtrirje në Shqipëri i

Nga Preç ZOGAJ

Maduro, kreu i narkoshtetit të Venezuelës, do ta meritonte largimin me forcë nga froni vetëm për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me zgjedhje farsë, të cilat nuk i ka njohur asnjë vend demokratik.

Me forcë! Me revoltë! E kanë provuar disa herë njerëzit e lirë të Venezuelës, por protestat e tyre janë shtypur pamëshirshëm me polici, me ushtri, me banda të narkoshtetit.

Nga kush tjetër atëherë përveçse nga një superfuqi demokratike si SHBA, vendi i prekur drejtpësedrejti nga flukset e kokainës dhe drogave të tjera me piknisje nga Venezuela.

Sulmi spektakolar i mesnatës së 2 dhjetorit, që çoi në arrestimin e Madurës dhe gruas sëtij në dhomën e gjumit, nuk mund të shmangë shqyrtimin në raport me të drejtën ndërkombëtare. Disa vende si Rusia, Kina, Irani e tjerë e kanë denoncuar tashmë si një dhunim flagrant të kësaj të drejte.

Italia, një vend i NATO-s, aleat i ngushtë me SHBA ,  shprehu mbrëmë mosaprovimin në princip të largimit të tiranëve përmes një ndërhyrjeje ushtarake nga jashtë. Por e konsideroi legjitim një ndërhyrje të natyrës  mbrojtëse kundër sulmeve hibride ndaj sigurisë së vet nga ana e entiteteve shtetërore që ushqejnë, favorizojnë dhe shkrihen me narkotrafikun.

Arsyeja e sulmit të parmbrëmshëm nuk është thjesht qëndrimi në pushtet me vota të vjedhura, sado indinjatë provokon farsa zgjedhore në vendet që qeverisen me votë të lirë dhe sado të lidhura janë paligjshmërua në pushtet me paligjshmëritë e tjera, si droga, krimi, korrupsioni në sistem.

Arsyeja është droga me organizim dhe mbulesë shtetërore si një armë e dëmtimit në masë të SHBA-ve.

Me tej janë sulmet hibride nga një vend “i oborrrit të shtëpisë”, siç konsiderohen prej kohësh nga SHBA vendet e Amerikës Latine. Ne këtë konteks, Venezuela autokratike e Nikola Maduros ka shërbyer si pykë, avanpost dhe plasdarm i Rusisë dhe Kinës për të dëmtuar demokracinë amerikane, forcën e saj.

“Duam të jeni të rrethuar nga vende të sigurta”, tha Tramp para gazetarëve. Duke shtuar: “Asnjë fuqi e huaj nuk do të na vjedhë më asgjë”.

Fjalë të qarta me referenca të qarta për natyrën gjeopolitike të ndërhyrjes ushtarake të datës 2 dhjetor.

Në kontekstin e një botë multipolare sa i takon natyrës së regjimeve “oborri i shtëpisë” amerikane shtrihet edhe në Europë. Me specifika të veçanta për çdo vend të kontinentit të vjetër. Më dukshëm se shumëkund në Shqipëri. E provojnë në vijimësi marrëdhëniet dypalëshe. Janë SHBA vendi që vuri i pari gishtin mbi pandëshkueshmërinë në sferat e larta të pushtetit në Tiranë, si një gangrenë e demokracisë në vendin e vogël mik dhe si një premisë për kapje dhe devijim të kursit gjeopolitik të saj. SHBA janë bashkautorët më eminentë të reformës sonë në drejtësi në formulim dhe në zbatim. Kjo “ndërhyje” fatlume as u ndërpre, as u zbeh me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Tramp, siç patën shpresuar e fantazuar oligarkët politikë dhe zgjatimet e tyre në botën e malavitës. Përkundrazi: u forcua, siç e kanë në AND-në e tyre republikanët kur e gjejnë në përputhje me interesin amerikan një gjë të nisur.

Praktikisht, këtë muaj në “oborrin” tonë nis të veprojë ligji i dhjetorit i Kongresit Amerikan, një lloj manuali për hapa dhe veprime konkrete të matshme, më të fuqishme se deri sot, të SPAK, BKH-së dhe GJKKO-së kundër korrupsionit të lartë dhe krimit, oligarkëve dhe rrjeteve në shërbim të politikanëve të korruptuar, kundër interferencave të vendeve armike përmes njerëzve të tyre këtu. Të tjerë zyrtarë dhe jo vetëm pritet të shpallen non grata, përveç atyre që janë shpallur deri me sot. Priten ditë të mira për shqiptarët, ditë të këqija për

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit