Një i ri shqiptar ka humbur jetën pak ditë më parë në Angli. 26-vjeçari Anselam Senaj, nga Kopliku, Malësi e Madhe, ka humbur jetën si pasojë e një goditje me thikë, për motive që ende nuk dihen. Familjarët përveç humbjes së madhe me të cilën po përballen në këto ditë të vështira, duhet të bëjnë edhe kthimin e trupit të tij në Shqipëri. Por duke qenë se kjo kushton shumë, plot 10 mijë paund dhe vetë nuk janë në gjendje t’i sigurojnë, ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve. Ata kanë hapur një llogari në GoFundMe ku kushdo mund të kontribuojë aq sa mundet.

Mesazhi i familjarëve:

“Përshëndetje si familjar është mjaft e vështirë ta pranojmë këtë humbje në një moshë kaq të re, ne kemi humbur vëllain tonë në mënyrën më tragjike të mundshme. Në moshën 26 vjeçare duke u goditur me thikë për vdekje. Regjistrohu në gofundme për të ofruar mbështetje dhe për të ndihmuar sa më shumë që të jetë e mundur që ai të kthehet në shtëpi në Shqipëri, të ndihmojmë familjen me koston e funeralit pasi është mjaft e vështirë për ta të përballen me humbjen e djalit të tyre dhe probleme financiare, ne bëjmë thirrje për mbështetjen tuaj që ai te mund të kthehet në shtëpi për të pushuar në paqe.”