LAJMI”Prokuroria e Posaçme (SPAK), në një njoftim për mediat, dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku dërgoi për gjykim 7 persona, përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka, Behar Bajrin, ish-prokurorin Xhevahir Lita, apo ish-shefin e operacionales Oltion Bistri.
Në fund të njoftimit, SPAK, thotë se ka veçuar dosjen për personat e tjerë që dyshohen si të implikuar, për të cilët nuk është ekzekutuar ende masa e sigurisë.
Ndërkohë, për personat e tjerë nën hetim, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprave penale të mësipërme, për të cilët nuk janë ekzekutuar akoma masat e sigurimit të miratuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për fakte të tjera kriminale, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë procedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë të jenë ende në fazën e hetimeve paraprake”, njoftoi SPAK.
Në këtë listë bën pjesë dhe ish-bosi i lojërave të fatit, i cili prej afro dy vitesh rezulton i humbur pa gjurmë. I shumëkërkuari i policisë shfaqet në bisedat me Behar Bajrin, të cilit i kërkon vrasjen e Gjin Ndojit.
Për gjetjen e Martinajt, Policia ka ndërmarrë dhjetra operacione, por deri tani nuk kanë arritur në asnjë konkluzion zyrtar në lidhje me fatin e tij.( Vox news)