Të hënën, në ditën që bëri Vaksinën, kryeministri e mbushi publikun me të dhëna misterioze.
Ai tha se nuk mund ta tregonte vendin e origjinës, mënyrën se si ajo ishte transportuar në Shqipëri, vendin se ku ruhej dhe kushtet si kishte mëbërritur deri tek stadiumi kombëtar.
Por sot në disa media kanë dalë dokumente që e krisin të gjithë mantelin e misterit që u mundua të tregojë Edi Rama. Prej tyre mësohet se vaksina, që më parë shefi i qeverisë kishte deklaruar se do ta kishim javën e tretë të janarit, u transportua me urgjencë dhe dorazi drejt e në Rinas. Vendi i saj i origjinës mësohet të ketë qenë Gjermania, nga fabrika “PFIZER BioNTECH MANUFACTURING GMBH, GERMANY”.
Në kutinë e transportuar dorazi gjenden 970 dozat e para të cilat u përdorën për efekte propogandistike sikurse u komentian nga shumë kush, për të shuar efektin e darkës skandaloze të ministrave të Dubai dhe për të ulur zhurmën e qyteteve të përmbytura.
Nëse versioni që ngrenë këto dokumenta të publikuara në disa media vendase është i vërtetë, kjo tregon më së miri se përse Rama nxitoi me urgjencë të fillonte vaksinimin dhe se përse ai e veshi të gjithë këtë proces me mister.
Gjithashtu dalja në publik e këtyre dokumentave, për të cilat autoritetet shëndetësore duhet të prononcohen, ngre dyshime edhe për deklaratat e shefit të qeverisë se vaksinat ishin dhuruar nga një vend mik dhe se ato kishin mbërritur në Shqipëri që të premten.
©Lapsi.al