E enjte, Nëntor 21, 2024
KreuPakategoriDebat i ASHPER ❗️: Spiropali ➡️BERISHES: Rri o PLAK ne shtepi...

Debat i ASHPER ❗️: Spiropali ➡️BERISHES: Rri o PLAK ne shtepi bashke me gjithe turpet e Tua…

LAJMI:⛔️I ashpër ka qenë reagimi i Spiropalit, duke e quajtur “Berishën plak që duhet të rrijë mbyllur në shtëpi së bashku me turpet e tij”.➡️“Kush të mori me qira sot sepse kanë filluar të marrin me qira, nga njëri tek tjetri. Tani je kthyer në dyfllakxhi me qira dhe të hedhin edhe ndonjë kockë këtej e andej gardhit në mënyrë të përzgjedhur për tu marrë me njërin apo me tjetrin. Është krejtësisht e paimagjinueshme që një gjysh që duhet të ishte në shtëpi i mbyllur me turp del në foltore dhe flet jo për Frojdin por për probleme e tij të rënda, je i tkurrur, je i pamundur dhe nga këto biseda do bësh në foltore, se të tjera s’mund të bësh. Mqs fole për të varfrit e Shqipërisë, ti që paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë, vendos gjoba, sulmon ata që nuk të japin favore, ti që bën opozitën tënde të mjerë dhe selektive duke u paguar nga paratë e pasanikëve shqiptarë, ti vazhdon sot të mbijetosh i mjerë”, tha Spiropali.➡️14.09.2023

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit