Këshilli i Bashkisë ditën e Premte me 11 Janar ka miratuar projekt buxhetin dhe strukturën për vitin 2021. Këshilltarët kanë votuar në mënyrë unanime për projektin e paraqitur nga Bashkia për të rehabilituar aksin rrugor Gruemirë –Linaj, gjithsej 4 km. I gjithë projekti kap vlerën e 57 milionë lekë të reja, investim që pritet të fillojë së shpejti dhe të përfundojë brënda një periudhe të shkurtër. Ky aks rrugor është në gjëndje tepër të amortizuar dhe prej vitesh ka vështirësuar jetën e banorëve të atij fshati. Në mbledhjen e këshillit u tha se fillimisht rruga e rikonstruktuar do të arrijë deri tek xhamija e fshatit Linaj me synimin për tu zgjatur më tej drejt fshatrave Lepurosh, Egç, Shpellzaj dhe Rrjoll. Ndërkaq mësohet se në mbledhjen e këshillit janë miratuar edhe disa projekte të rëndësishme investimesh në shkolla, qëndra shëndetësore dhe infrastrukturë rrugore. I pranishëm në mbledhjen e këshillit ka qënë dhe kreu i Bashkisë z.Tonin Marinaj.
https://fb.watch/31ETCCdc6W/
Zani Veriut
15.01.2021