Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku u plagosën dy të rinjtë Gjergj Ndërshtiqa dhe kunati i tij Gjon Nika. Për fat të mirë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa kanë nga dy plumba secili në trup.
Në momentin kur autorët e dyshuar kanë nisur që të qëllojnë, dy te plagosurit kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë në tokat afër vendit të ngjarjes duke arritur që të shpëtojnë.
- Ndërkohë në Shkodër ka mbërritur drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet RRumbullaku, i cili është takuar me drejtorin e DVP- së Shkodër dhe shefin e Prokurorisë së Rrethit