E premte, Nëntor 15, 2024
KreuLajmeIKË FADROMA, AKSI VERMOSH-GROPA SELCË MBETET I BLLOKUAR!!

IKË FADROMA, AKSI VERMOSH-GROPA SELCË MBETET I BLLOKUAR!!

Burime për Zani Veriut nga fshatrat e izoluar bëjnë të ditur se fadroma e kontraktuar nga Bashkia është larguar diten e djeshme drejt Gucisë dhe nuk është kthyer. Si pasojë vazhdon të jetë i bllokuar aksi rrugor Vermosh- Shkallë e Gropave të Selcës, duke mbajtur të izoluar banorët e fshatrave Gropa të Selcës, Qafë e Predelecit, Lëpushë, Budaç dhe Vermosh nga pjesa tjetër e Kelmendit. Banorët e këtyre fshatrave përveçse të izoluar deri ditën e sotme  nuk kanë patur  energji elektrike  prej më shumë se 10 ditësh.  Në orën 15.00  të ditës së sotme mësojmë se është rikthyer energjia elektrike në fshatrat Vermosh dhe Lëpushë! Situata është shkaktuar nga reshjet e dëborës që në aksin rrugor dhe zona të veçanta kishte arritur deri në 3 metra, veçanërisht në vendin e quajtur Shkami i Shaljanëve. Bashkia kishte kontaktuar me Krerët e Komunës së Plavës dhe arriti të kontaktonte fadromën për çeljen e aksit të bllokuar. Pas dy ditë pune, kur mbërriti deri në Qafën e Predelecit, papritmas dhe pa dhënë arsye ajo është larguar. Me pushimin e reshjeve dhe përmirësimin e motit pritet që situata të rikthehet në normalitet. Fotot në lajm janë nga Lëpusha të dërguara për Zani Veriut nga bashkpunëtori ynë Luigj Çekaj!

 

Artikulli përpara
Artikulli tjetër

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit