KreuPakategoriReagon Deputeti shqiptar nga Maqedonia e Veriut qe nuk u lejua te...

Reagon Deputeti shqiptar nga Maqedonia e Veriut qe nuk u lejua te hynte ne Shqiperi : Nuk na kane trembur tiranet,jo ma kta te Open ballkan

Deputeti shqiptar i Maqedonisë reagon pas lajmit se nuk e lejuan të hyjë në Shqipëri: S’na kanë trembur tiranët, jo më këta të Open Balkan

8 Korrik 2026, 21:09AktualitetSHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti i koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Adnan Azizi, ka reaguar publikisht pas raportimeve se autoritetet shqiptare nuk e lejuan të hynte në territorin e Shqipërisë gjatë ditës së sotme.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Azizi falenderon të gjithë ata që i kanë shprehur mbështetje, ndërsa theksoi se gjatë angazhimit të tij politik nuk është zmbrapsur nga asnjë pushtet.

“Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit”, shkruan ai.

Deputeti i VLEN thekson se Shqipëria nuk i përket askujt në mënyrë të veçantë dhe se ajo është atdheu i çdo shqiptari, pavarësisht se kush është në pushtet.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë.

  1. Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve”, shprehet Azizi në reagimin e tij.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit