E enjte, Shkurt 26, 2026
KreuPakategoriLAJMI // Lezha shpallet BASHKIA 100 /% TRANSPARENTE.Ndreu : Kjo na nxit...

LAJMI // Lezha shpallet BASHKIA 100 /% TRANSPARENTE.Ndreu : Kjo na nxit te ecim perpara por dhe te korigjohemi…:

Lezha shpallet bashkia 100% transparente, Ndreu: Kjo na nxit të përmirësohemi dhe të korrigjohemi

 Politikë |  3 orë më parë

Bashkia e Lezhës është shpallur bashkia 100% transparente gjatë prezantimit të gjetjeve të raportit përfundimtar të monitorimit të 10 bashkive në vend, lidhur me transparencën dhe realizimin e premtimeve.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Pjerin Ndreu e cilësoi këtë vlerësim si një arritje të rëndësishme për institucionin që drejton dhe për të gjithë stafin e bashkisë.

“Mbajtja e transparencës është një arritje e jashtëzakonshme dhe është një tip “presioni” pozitiv që ne na mban në fokus dhe të korrigjojmë shumë gjëra që nuk shkojnë mirë. Kur Lezha është në vitin e tretë që bën transparencën 100% dhe kjo ka riskun brenda, sepse nuk të vjen mirë kur bie më poshtë. I gjithë stafi që punon ka meritë për këtë arritje,” u shpreh Ndreu.

Ai theksoi se niveli i komunikimit me qytetarët është shumë i lartë, duke garantuar përgjigje në çdo kohë përmes sistemit të faqeve online dhe kanaleve të tjera zyrtare.

Sa i përket realizimit të premtimeve, Ndreu deklaroi se fokusi është vendosur tek prioritetet e zonave të ndryshme, pasi edhe brenda një bashkie ka nevoja të ndryshme nga një zonë në tjetrën. Sipas tij, është e domosdoshme që projektet të jenë cilësore për të përfituar fonde nga qeveria, pasi në të kundërt fondet përfitojnë nga bashki të tjera me projekte më të mira.

“Problemi i premtimeve, mundohemi të fokusohemi në ato prioritete që i kanë zonat e ndryshme se dhe brenda një bashkie është ndryshe nga një zonë në tjetrën dhe duhet të jemi të zotë të marrim projektet dhe fonde nga qeveria. Duhet të jenë projekte cilësore që të mund të marrësh fonde, pasi në të kundërt e merr bashkia tjetër që ka projekt më të mirë. Ka ende shumë punë për të bërë, bashkia është një dinamikë e përditshme dhe nuk është e thjeshtë që të adresosh gjërat. Qeveria duhet të jetë më bashkëpunuese me zonat turistike duke qenë se është shpallur dhe prioritete kombëtar”, theksoi ai.

/rtsh.al/

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit