E martë, Shkurt 24, 2026
KreuPakategoriLajmi // Kush eshte polici shqiptar qe u kap gjate transportit te...

Lajmi // Kush eshte polici shqiptar qe u kap gjate transportit te 1 miljon Euro nga Serbia ne Kosove ??.

Kush është polici shqiptar që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Një vlerë prej 1 milion eurove të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni janë gjetur nga zyrtarët e Doganës dhe policët kufitarë në Merdarë.

 

 

KALLXO.com ka mësuar detaje në lidhje me personat e dyshuar të cilët po futnin brenda Kosovës 1 milion euro të padeklaruara te autoritetet doganore.

Të dyshuarit janë Ahmet Kaziu, polic në radhët e Policisë së Shtetit, konkretisht në Komisariatin numër 5 në Tiranë, Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj.

Të tre këta janë ndaluar fillimisht për një kontroll nga Dogana e Kosovës ndërsa nga pajisjet dixhitale me rreze X është hasur në disa dyshime për mjete monetare të fshehura brenda një furgoni.

Në anën tjetër, Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 24.02.2026, në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar, në hyrje të territorit të Kosovës, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit