E mërkurë, Shkurt 11, 2026
KreuPakategoriLAJMI // 40 Bashki jane ne hetim nga SPAK per TENDERA ne...

LAJMI // 40 Bashki jane ne hetim nga SPAK per TENDERA ne Ujesjellesa & rruge,vetem 21 Bashki nuk kane akuza konkrete.Nder ato dhe Bashkia M.Madhe …

Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra kryetarëve bashkiakë apo ish-kryetarëve, të zbuluar ose nga kompania humbëse në garë ose nga auditimet e KLSH.

Më i fundit ndaj të cilit SPAK zyrtarizoi akuzën është ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Golek Guci, ish-nënkryetarja Edmonda Harizi, që së bashku me dy të pandehur të tjerë do të përballen me Gjykatën Antikorrupsion për shkeljet gjatë tenderimit për ujësjellësin që furnizon me ujë tetë fshatra dhe Memaliajn.

Fondi limit për objektin, siç e ka depozituar kallëzimin KLSH në SPAK, që finalizoi hetimet, është 493 milionë lekë. Prej nisjes së SPAK deri më tani rezulton se 40 bashki nga 61 në total kanë dosje të hapura në SPAK, të finalizuara ose me arrestime, dënime apo ende nën proces.

Aktualisht akuzat për kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë numërohen 16, ndërkohë që më i fundit që u dënua është ai i Rrogozhinës. Numri i bashkive që ende nuk kanë probleme zyrtare me SPAK janë vetëm 21.

Mes përfaqësuesve të pushtetit lokal, më të hetuarit në nivelin e zyrtarëve janë ata punonjës që përzgjidhen si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe që firmosin procedurat e tenderave.

Pa dosje zyrtare

Bashkia Selenicë

Bashkia Belsh

Bashkia Berat

Bashkia Cërrik

Bashkia Delvinë

Bashkia Divjakë

Bashkia Dropull

Bashkia Konispol

Bashkia Korçë

Bashkia Librazhd

Bashkia Malësi e Madhe

Bashkia Maliq

Bashkia Mirditë

Bashkia Peqin

Bashkia Përmet

Bashkia Poliçan

Bashkia Përrenjas

Bashkia Pustec

Bashkia Shijak

Bashkia Skrapar

Bashkia Vorë

Me dosje në SPAK

Bashkia Bulqizë – akuza për tenderat e ujësjellësit

Bashkia Devoll – akuzë për një ndërtim – u shpall i pafajshëm

Bashkia Dibër – u hetua për kanalet vaditëse

Bashkia Durrës – akuza për lejet e ndërtimit

Bashkia Elbasan – nën hetim

Bashkia Fier – u hetua për menaxhimin e financave

Bashkia Finiq – akuza për tenderat

Bashkia Fushë-Arrëz – akuzë për tenderimin e një rruge

Bashkia Gjirokastër – nën hetim

Bashkia Gramsh – akuza për tendera rrugësh

Bashkia Has – akuzë për privatizimin e një ndërtese

Bashkia Himarë – akuzë për korrupsion në zgjedhje, tjetërsim prone

Bashkia Kamëz – nën hetim

Bashkia Kavajë – akuza për shpërdorim detyre

Bashkia Këlcyrë – nën verifikim për korrupsion në zgjedhje

Bashkia Klos – nën hetim për zgjedhjet

Bashkia Kolonjë – akuza për tenderat

Bashkia Krujë – nën hetim

Bashkia Kuçovë – akuza për dekriminalizim

Bashkia Kukës – tenderat e naftës, skandal seksual

Bashkia Kurbin – denoncuar për tenderat

Bashkia Lezhë – akuza për tjetërsim pronash

Bashkia Libohovë – akuzë për tendera, shpërdorim detyre

Bashkia Lushnjë – akuza për tenderat

Bashkia Mallakastër – dekriminalizim

Bashkia Mat – denoncuar

Bashkia Memaliaj – akuzë për tenderat

Bashkia Patos – akuza për tendera

Bashkia Pogradec – akuza për ndërtimet

Bashkia Pukë – nën hetim për krime zgjedhore

Bashkia Roskovec – akuzë për zgjedhjet

Bashkia Rrogozhinë – akuzë për zgjedhjet

Bashkia Sarandë – hetime për ndërtimet

Bashkia Shkodër – akuzë për tenderat

Bashkia Tepelenë – nën hetim për rikonstruksion

Bashkia Tiranë – akuzë për korrupsion, pastrim parash

Bashkia Tropojë – akuzë për hapje rruge të re

Bashkia Dimal – akuzë për ndërtime pa leje

Bashkia Vau i Dejës – akuzë për korrupsion në zgjedhje

  1. Bashkia Vlorë – denoncuar, nën hetim

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit