E premte, Shkurt 6, 2026
KreuPakategoriFUNDI PA LAVDI I FLAMURIT TE QEVERISE ??.Pezullohen fluturimet nga autotiteti i...

FUNDI PA LAVDI I FLAMURIT TE QEVERISE ??.Pezullohen fluturimet nga autotiteti i aviacionit civil

Fundi pa lavdi i flamurit të qeverisë/ Autoriteti i Aviacionit Civil pezullon Air Albanian

Pas gati 7 vitesh humbjesh, male me borxhe dhe marrëveshjesh okulte për të financuar udhëtimet me charter të kryeministrit, fati i kompanisë flamur të Shqipërisë, Air Albania, duket se ka mbërritur në fundin e palavdishëm, por të pashmangshëm. Kapitali ka mësuar se Autoriteti i Aviacionit Civil është detyruar të pezullojë liccencën e krenarisë imagjinare të qiellit shqiptar për mospërputhje me legjislacionin.

 

 

Një burim nga brenda kompanisë i tha Kapitalit se vendimi është marrë në fillim të këtij muaji dhe se prej tre ditësh Air Albania nuk kryen më asnjë fluturim.

“Operimet e Air Albania janë pezulluar përkohësisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil, për mosveprim në përputhje me standardet e aviacionit civil,” i tha Kapitalit një burim brenda qeverisë i informuar për çështjen. Sipas burimit, pezullimi i Air Albanias do të qëndrojë në fuqi pa afat derisa kompani të plotësojë të gjitha detyrimet e kërkuara nga ligji i Aviacionit Civil.

Pezullimi nga AAC do të thotë se tashmë kompania nuk ka të drejtë të kryejë më asnjë fluturim dhe ccdo shitje biletash është potencialisht një mashtrim.

Disa ekspertë të tregut të fluturimeve i thanë Kapitalit se plotësimi i detyrimeve nga kompania në kushtet e krizës së thellë financiare në të cilën ndodhet ka shumë pak gjasa të ndodhë dhe me shumë mundësi, pezullimi nga AAC është grushti i fundit që vulos përfundimisht fatin e Air Albanias.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit