E premte, Nëntor 15, 2024
KreuPakategoriLAJMI : SPAK te zbuloje burimin e INFORMACIONIT per daljen e dokumentit...

LAJMI : SPAK te zbuloje burimin e INFORMACIONIT per daljen e dokumentit per nisjen e hetimit pasuror per Erjon VELIAJ..

Lajm:Në media dokumenti për llogaritë bankare të Veliajt, SPAK ka për detyrë të zbulojë burimin e informacionit

22 Maj, 12:28| Përditesimi: 22 Maj,

Publikimi i një dokumenti investigativ sekret i firmosur nga një prokuror i SPAK me anë të cilit i kërkohet bankave të verifikojnë të gjithë transfertat financiare të Erion Veliajt dhe të familjarëve të tij, përbën një precedent shumë të rëndë përballë të cilit SPAK duhet të reagojë me forcë. Dokumenti është marrë nga një eksponent politik (thuhet se është Belind Këlliçi) dhe të publikuar më pas në mediat e familjes së Rithemelimit. Në këtë pikë nuk bëhet fjalë të mbrohet Erion Veliaj, por të vihet në dukje problematika e madhe e çështjes që mund të prekë çdo qytetar.

Gjëja e parë që bie në sy është fakti se prokurori që ka firmosur kërkesën, nuk citon asnjë numër të procedimit penal, ndaj lind dyshimi nëse Erion Veliaj është efektivisht nën procedim penal apo jo, dhe nëse kontrollet bankare janë pjesë e një procedimi penal të regjistruar apo nëse është vetëm një eksplorim paraprak në kërkim të provave. A është legjitime si procedurë?

Pika e dytë që është akoma më e rëndë është fakti se si ka dalë ky dokument. Hipotezat janë dy: Ose ka qenë një prej bankave e cila ka marrë kërkesën e SPAK e ia ka dorëzuar Rithemelimit, ose dokumenti ka dalë nga SPAK. Në të dy rastet jemi përballë një vepre penale ndaj të cilës SPAK duhet të hapë një hetim të menjëhershëm. Për një rrethanë të ngjashme gazetari Elton Qyno u thirr në SPAK, i pyetur për orë të tëra, iu kontrollua e gjithë banesa dhe iu sekuestrua telefoni celular. A do të ndërmerret e njëjta procedurë për Belind Këlliçin apo me cilindo ka dorëzuar këtë dokument në media?

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit