Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës nën dyshimin se trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri me qëllim shitjen e tyre.
Në pranga kanë rënë Rijad Fazliu, 19 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, dhe Arblend Aliu, 19 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.
Dy të rinjve iu gjetën një armë zjarri pistoletë, krëhri me municionin luftarak, një silenciator të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me një automjet dhe një aparat celular.