N’Bajz t’Kastratit u ndez flaka,
Thonë e ndezi Gjeto Daka….
Gjeto Daka-Luftëtari për Pavarësi, burrë i gjatë, shpatullgjërë, i mprehtë ,me vetulla të trasha, ku të zhbirojnë si turjela dy sý të vëmëndshëm me mustaqe të gjata, bishtat e të cilëve vareshin deri poshtë buzëve të holla. Luftëtari për pavarësinë e Shqipërisë, Gjeto Daka, (gjyshi i Pashko dhe Zef Popaj), paraqet modelin e patriotit dhe atdhetarit të flaktë që për integritetin dhe lirinë e vendit të vet nuk kursen as jetën. Heroizmi trimëria dhe dashuria e Gjeto Dakës për atdheun sillen të freskëta deri në ditët tona përmes këngëve të popullit:
Vasel Pjetri djal i ri,
Po vi vet mor axh me ty,
I papajtueshëm me regjimin gjakatar komunist të Enver Hoxhës, Tom Lek Daka u bashkua shpejt me atà që luftuan me armë kundër komunizmit dhe me 23 Mars 1945 u pushkatua duka lan të birin, Lulashin, si trashëgimtar në moshën 3 vjeçare. Të cilit përveç dashurisë për atdheun i là si amanet luftën kundër çdo lloj diktaturë i là gjithashtu edhe peshën e ràn të persekutimit që do ta shoqëronte deri në ditët e fundit të jetës si shpërblim i aspiratës dhe përpjekjeve për liri të babait të tij. Tom Lek Daka, një inxhinier duarartë, me një kulturë të gjërë, një intelektual që i duhej kombit por jo diktaturës komuniste.
Pashko Tomen (Popaj) të shumtën e kohës nuk e gjen në shtëpinë e vet dykatëshe, ku dallohet qysh larg nga ngjyrat e flamurit kombëtar që valëvitet në kulmin e saj, në Vukpalaj, sipr aksit nacional Koplik-Hot. Ai “bredh” papushim sa në një fshat në një tjetër e jo vetëm në Malësinë e Madhe. Si kryetar i “Misionarëve të Pajtimit të Gjaqeve”, bashkë me Nikoll Preken e Hotit, Palok Lunin e Bajzës, Seladin Zogun e Gradecit, Col Cufin, Smajl Rexhën, Emin Spahinë, Mustaf Dainë e shum burra të tjerë të urtë, fisnikë në shpirt e zemërbardhë, që me fjalët e tyre të mënçura shërojnë plagët e mallkuara të gjakmarrjes dhe me shum vullnet, mundim e dashuri bëjnë aq sa mundin për t’i shuar krojet e gjakut që aq llahtarshëm janë shtuar kohët e fundit edhe në Malsinë e Madhe e zona të tjera të veriut të vëndit. Njerëz të tillë si Pashko Toma, mbartin me vehte dhe manifestojnë virtytet më të mira të trashëguara qysh nga thellësia e shekujve e deri në ditët e sotme. Malsia e Madhe krenohet dhe do ti nderojë përjetësisht këta burra që nuk reshtin në misionin e tyre fisnik “PAJTIMIN” .