E shtunë, Nëntor 16, 2024
KreuPakategoriDeklarimi // Ferhat Dinosha : Dritan Abazoviç nuk ështe një patriot Shqiptar,por...

Deklarimi // Ferhat Dinosha : Dritan Abazoviç nuk ështe një patriot Shqiptar,por nje politikan me orientim qytetar…

  1. Ferhat Dinosha- njeri nder politikanet me te spikatur ne Mal te Zi ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me krijimin e një Qeverie te Pakices : 7 “Qeveria pakicës në Mal të Zi, e udhëhequr nga Dritan Abazoviq, ka shanse nëse shkon në drejtimin evropian dhe shqiptarët nuk do të kenë asnjë dyshim se do ta mbështesin një qasje të tillë dhe lëvizjen e Malit të Zi për t’u kthyer në vetvete, tha Ferhat Dinosha, kryetar nderi i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, raporton RTK2.Ai thotë se do të jetë e pazakontë për skenën politike dhe për mbarë opinionin malazez që në krye të Qeverisë të jetë një shqiptar (Abazoviq), por nëse momenti është i tillë, duhet të lejohet të ndodhë.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës 2 (RTK2), Dinosha ka theksuar se Partia Popullore Socialiste (SNP) duhet të jetë pjesë e asaj qeverie dhe se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e cila ka shpallur mbështetjen për qeveria pakicës, ndoshta me ecje mund të kthehet në pushtet.

Një vit më parë, ndodhi diçka që ishte bredhja e një njeriu që ende mund të jetë vendimtar në qasjen e tij të re. Duhet ti lejohet rikthimi, nëse është e qartë se bredhja e tij mund të kishte humbur edhe Malin e Zi dhe nëse ai e kupton se Mali i Zi duhet të vazhdojë në rrugën e projekteve të tij kryesore strategjike, që janë evropiane, si shtet sovran dhe i njohur ndërkombëtarisht”, tha Dinosha.

“Do të jetë pak e pazakontë për jetën politike dhe për opinionin e gjerë të Malit të Zi që një shqiptar të jetë në krye të Qeverisë, edhe pse ai nuk është një patriot shqiptar, por një politikan me orientim qytetar – eshte shprehur Dinosha.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit