E hënë, Dhjetor 2, 2024
KreuPakategoriEdi Rama: Pse nuk regjistroni tokat bujqesore ? Ju keni braktisur fshatin...

Edi Rama: Pse nuk regjistroni tokat bujqesore ? Ju keni braktisur fshatin dhe nuk keni mbajtur premtimin per dhenien e tapive per pronat…

)Po flasim për dokumente të prodhuara deri në vitin 2000, që janë përdorur nga kryetarët e bashkvie deri pra një viti. Ju cfarë bëni tani? Ku do shkojnë ata që ju kanë dhënë votën dhe që do ju kërkoni ju votën prapë, për t’iu kërkuar juve certifikatën e tokës? Ku? Po të ishte toka e kushërinjve tuaj, do e kishit regjistruar që muajin e parë. Po të ishte toka e miqve tuaj, do e kishit regjistruar muajin e dytë, dhe po të ishte e komshinjve, muajt e tretë. Por janë më të rëndësishëm ata që janë sot në diell, për shkakun tuaj. Këtu do të ndahen përgjegjësitë. Nuk mund të vazhdojë më kjo unë ‘dua fonde’ dhe fondet prokurohen keq dhe ju keni braktisur fshatin në nevojën e vet më themelore, letrën që toka që punojnë ju takon, sipas ligjit.

Këto janë dy arsyet, nuk duan asnjë shkencë dhe asnjë lekë, por vullnet të hekurt për të bërë Shqipërinë, asgjë tjetër. Nga njëra anë prokurimet duhet të ndryshojnë cilësisht dhe nga ana tjetër 90% e territorit që ju qeverisni duhet të hyjë në shtet, se nuk është në shtet, është si pa shtet, si pa zot, përderisa i zoti nuk ka letrat e tokës dhe shteti nuk ja jep. Këto dyja nuk negociohen. Dua t’iu informoj se nuk do të ketë më fonde pa performancë. Bashkitë që do të performojnë, do të marrin fonde, ato që nuk performojnë, të shkojnë e të përgjigjen para popullit. Nuk ka mundësi më që ne të përsërisim të njëjtat gjëra. Çfarë nuk e kemi bërë, do ta bëjmë. E vërteta është që keni bërë jo pak punë të mira, nuk diskutohet, e vërteta është se në të gjitha bashkitë e qeverisura nga ne jo pak gjëra kanë ndryshuar, por e vërteta është se gjërat që duhen ndryshuar janë shumë të mëdha.

Mbështetjen e qeverisë e keni pasur dhe do ta keni të plotë, por përgjegjësitë do të jenë shumë të ndara. Vija ndarëse mes familjes sonë politike dhe raporteve personale mes meje dhe jush, nga njëra anë, dhe tokave të njerëzve, do të jetë e kuqe zjarr. Është e pamundur që të ecet përpara dhe të shkohet aty ku duhet të shkojmë, nëse nuk do të flasim troç në sy të popullit, jo me dyer të mbyllura. Mandati i tretë nuk do iu ngjajë dy të parëve”, u shpreh Rama.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit