Sot mbushen plot 76 vjet kur në Malësi nisi Kryengritja kundër komunizmit. Ajo nisi me 25 Janar 1945 dhe zgjati deri me 15 shkurt dhe konsiderohet si Kryengritja e parë antikomuniste në Europë. Prinjësit e malsorëve ishin dy burra atdhetarë: Prekë Cali në Kelmend dhe Llesh Marashi në pjesën tjetër të Malsisë. Kryengritja u shtyp dhe pasojat ishin tragjike. U vranë 137 malsorë, luftëtarë të vendosur kundër komunizmit, u burgosën 345 dhe u internuan 41 familje që u shpallen familje reaksionare. Në këtë datë përkujtimore nderim dhe respekt për gjithë ata që iu kundërvunë me armë regjimit gjakatar diktatorial komunist të Enver Hoxhës.
Zani Veriut
25.01.2021.