I vunë tritol në banesë, gjyqtari Tonin Stërkaj kërkon konfirmimin në detyrë! KPK: Nuk justifikon 28.3 milionë lekë
Gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj u përball të martën më 3 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe bilancin negativ në vlerën 28.3 milion lekë, si dhe për një sërë gjetjesh në aspektin profesional
- Procesi i vetingut për gjyqtarin Sterkaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.
Tonin Sterkaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.