“Zonja Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi, në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e shkurtër.
Kohët e fundit SPAK dhe kreu i saj është sulmuar publikisht dhe akuzuar si nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ashtu edhe nga ish-kryeministri tashmë i pandehur, Sali Berisha, por gjithnjë ka marrë mbështetjen e hapur nga faktori ndërkombëtar dhe selitë diplomatike