Fshatrat e thellë malor të Kelmendit janë mbuluar nga dëbora. Burime për Zani Veriut bëjnë të ditur se në Vermosh trashësia e dëbores arrin deri 40 cm. Ndërkohë që në Lëpushë trashësia e dëborës arrin deri 70 cm. Megjithatë Administratori i Njësisë Administrative të Kelmendit zoti Lavdimir Tata thotë se të gjitha akset rrugore janë të çelura dhe deri në këto momente është në normalitet edhe furnizimi me energji elektrike. Bashkia për të mbajtur aksin Selcë-Vermosh të çelur ka dërguar atje një mjet borëpastrues i cili do të qëndrojë deri në periudhen e pranverës. Gjithashtu në gatishmëri janë dhe strukturat e emergjencave civile të cilat ndjekin situatën që mund të perkeqësohet në vartësi me ndryshimet e kushteve të motit. Për datat 23 deri 26 janar priten reshje të dëndura shiu në zonat e ulta dhe deborë në zonat malore.
Zani Veriut
22.01.2021