- “10 vite burg për ndërtimet pa leje…”/ Ministri Manja për Kodin e ri Penal: Funksionarët publikë rrezikojnë…
Lajmifundit / 9 Shtator 2025, 13:47
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se në Kodin e ri Penal, do propoziohet një dënim i ashpër për ata që ndërtojnë pa leje. Në një aktivitet për prezantimin e paketës me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Manja deklaroi se do propozohet që nëse ndërtimi pa leje kryehet nga një person me funksion publik, dënimi të jetë 3 deri në 7 vite burg.
Ndërkohë, nëse ndërtimi i paligjshëm kryehet në zona të mbrojtura, dënimi do jetë 5 deri në 10 vite burg. Kodi i ri penal, nami me kritika në rrjetet sociale për draftin me 952 nene, por shumë pak e sfidojnë zyrtarisht.
“Propozojmë te shtohen dy paragrafë të reja. Kur ndërtimi kryhet nga persona që ushtrojnë funksione publike të dënohet 3-7 vjet. Kush ka një rol për të luajtur për shkak të detyrës në kontrollin e territorit, duhet të ndëshkohet penalisht. Ndërtimi i paligjshëm brenda zonave të mbrojtura, apo kryhet si ndërtim brenda infrastrukturës kritike, dënimi 5-10 vite burg. Element tjetër është zënia e tokës, që përbën kundravajtje penale. Propozojmë ndryshim rrënjësor të nenit, do ketë 4 paragrafë. Nëse zënia e tokës kryhet në një tokë brenda zonave të mbrojtura, 1-5 vite.”-u shpreh Manja.
Ai shtoi se parashikohen ndëshkime edhe për punonjësit e administratës, madje shkeljet e tyre janë ngritur në nivelin e një vepre penale.