E hënë, Shkurt 2, 2026
KreuPakategoriSkandali me fondet e IPARD: Azhbr ju lerkon bizneseve te kthejne parate...

Skandali me fondet e IPARD: Azhbr ju lerkon bizneseve te kthejne parate mbrapsht..

Skandali i fondeve IPARD/ AZHBR u kërkon dhjetra bizneseve të kthejnë paratë mbrapsh

E kapur mat në skandalin e madh të abuzimeve me fondet e IPARD nga hetuesit e OLAF, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural është detyruar të kërkojë masivisht kthimin e parave nga bizneset. Javët e fundit, AZHBR u ka nisur letër dhjetra bizneseve, të cilat kanë përfituar grante, duke u kërkuar të kthejnë paratë mbrapsh.

 

 

Pak javë më parë, portali Amfora publikoi një informacion zyrtar, sipas të cilit deri ne fund të majit AZHBR u kishte kërkuar kthimin e parave të përfituara nga grantet rreth 10 subjekteve, mes të cilave kompanisë Coast to Coast të biznesmenit Florenc Gjikuria si dhe asaj Kavaljon në pronësi të ish kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

Por muajt e fundit lista e bizneseve të cilave u është kërkuar të kthejnë paratë për abuzim apo mosrespektim të kontratës është rritur ndjeshëm. Por tashmë po krijohet një tjetër konflikt.

Një pjesë e bizneseve kanë paguar nën dorë sekserë apo drejtëpërdrejtë zyrtarë të AZHBR-së për të përfituar grantet. Tashmë që AZHBR u kërkon të kthejnë paratë, bizneset po bëjnë të njëjtën gjë me sekserët dhe zyrtarët, që kanë paguar.

Një katrahurë korrupsioni dhe paligjshmërie, që tani mund të çojë edhe në konflikte fizike, pasi zakonisht këta që marrin rryshfetet operaojnë me moton “paratë e marra nuk kthehen më.”

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit