E hënë, Janar 5, 2026
KreuPakategoriRobert PAPA // Operacioni qe rrezoj Maduron prezent ne Ballkan. Dea,FBI dhe...

Robert PAPA // Operacioni qe rrezoj Maduron prezent ne Ballkan. Dea,FBI dhe CIA amerikane prezent ne Shqiperi…

Operacioni që rrëzoi Maduron ka nisur në Ballkan, FBI, DEA dhe CIA prezentë në Shqipëri, Edi Rama në shënjestër, ja…

Operacioni që rrëzoi Maduron ka nisur në Ballkan, FBI, DEA dhe CIA prezentë në Shqipëri, Edi Rama në shënjestër, ja çfarë kanë zbuluar përgjimet amerikane, Robert Papa zbulon të pathënat nga SHBA

Gazetari i njohur, Robert Papa ka bërë deklarata të forta nga Shtetet e Bashkuara, ku ka komentuar arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe ka ngritur paralelizma me situatën politike në Shqipëri dhe rajon. Sipas Papës, zhvillimet në Venezuelë nuk janë të izoluara, por pjesë e një qasjeje më të gjerë amerikane kundër korrupsionit dhe lidhjeve me trafikun ndërkombëtar. Papa shprehet se në Shqipëri ka pasur reagime të forta pas lajmit për Maduron dhe se, sipas tij, ekzistojnë ngjashmëri mes modelit të qeverisjes në Venezuelë dhe asaj që ai e cilëson si funksionim të shtetit shqiptar. Ai thekson se media të djathta amerikane e kanë përshkruar Shqipërinë si “narkoshtet”, në analogji me Venezuelën e Maduros. Sipas gazetarit, fakti që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s nuk e bën të paprekshëm asnjë kryeministër. Papa sjell shembuj nga e kaluara, duke argumentuar se për Shtetet e Bashkuara përparësi kanë interesat e sigurisë kombëtare, pavarësisht statusit formal të vendeve partnere.

Ja çfarë thotë Robert Papa për emisionin “Fokus”

  1. “Natyrisht që lajmi i arrestimit të Maduros, diktatorit të Venezuelës, më shpejt ka ardhur në Shqipëri dhe gëzimi është thuajse i barabartë me llogarinë e Bashkisë së Tiranës. Janë gëzuar. A ka paralele Maduro me Ramën? Po. Për mendimin tim, Rama është çifti i Ramës, çifti i Çausheskuve; janë më antikombëtarë sesa ishte Maduro me popullin e tij. Problemi është që Maduro, ashtu si dhe Rama, janë të lidhur me trafiqet; narkoshtet ishte Venezuela, narkoshtet përshkruhet shteti i Edi Ramës nga media të djathta amerikane. Natyrisht që ndaj një kryeministri të një vendi të NATO-s dikush mund të thotë që nuk mund të ketë arrestim të tillë si ndaj Maduros. Duke qenë vendi i NATO-s nuk të shpëton, sepse të gjithë e dinë në kohën e Obamës se si reaguan ndaj Erdoganit, i cili ngeli në ajër për disa orë dhe asnjë vend nuk e pranonte, por thjesht mbështetja e popullit të vet e shpëtoi. Kur media amerikane thotë “si Noriega”, kur Ëashington Times ta paraqet shtetin tënd si shtet trafikant dhe lidhje me Sinaloan, shpjegim më të madh nuk ka. Fundi i Ramës do të jetë më i turpshëm. Nuk ka nevojë që të vijnë amerikanët; do ta heqin vetë shqiptarët me mbështetjen e këtij vendi të madh. Trump nga Mar-a-Lago ka dhënë viston për operacionin. Ata që hoqën Maduron janë ata që mbështesin SPAK-un: Departamenti i Shtetit, CIA, Pentagoni, FBI dhe figurina të politikëbërjes shqiptare që thonë se nuk mund të ndodhë sepse Edi Rama ka ngrënë në darkë me Ivanka Trump. Ivanka Trump ka kohë që është larguar nga sferat e pushtetit. Natyrisht që me hemisferën perëndimore Trump ka Doktrinën Monroe. Maduro ka pasur një mandat arresti nga Distrikti Jugor i Neë York-ut. Ai distrikt që ka akuzuar edhe Trump, është një nga distriktet më të forta. Pra është ekzekutuar një mandat arresti dhe Presidenti, pa autorizimin e Kongresit, ka ofruar mbështetjen ushtarake Delta Force në një show Hollivudi; ka treguar se si shtetet e diktatorëve thërrmohen

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit