Në shkollën fillore të Vuthajve nis viti i ri shkollor me vetëm tre nxënës

Vuthaj, 9 shtator 2025 – Sot ka nisur viti i ri shkollor edhe për shkollën fillore të Vuthajve, por pamja ishte e trishtë: vetëm tre nxënës u rreshtuan përpara mësueses për të hyrë në klasat e tyre.
Megjithëse prindërit e fëmijëve shprehen të gëzuar për hapin e rëndësishëm të vegjëlve – Klea që nisi klasën e parë dhe Eli që vazhdoi të tretën – gëzimi u shoqërua me ndjenjën e pikëllimit për boshatisjen e shkollës.
Kjo situatë flet shumë për zbrazjen e fshatit dhe për rrezikun real të mbylljes së kësaj shkolle, dikur e mbushur me dhjetëra nxënës.
Në këtë vit, vetëm tre fëmijë janë pjesë e shkollës fillore të Vuthajve:
- Dior G. Vucetaj – klasa e IV
- Eli K. Ahmetaj – klasa e III
- Klea K. Ahmetaj – klasa e I
Ky është një realitet i dhimbshëm që pasuria materiale nuk e zbut dot, pasi mbyllja e shkollës do të ishte një humbje e madhe për gjithë komunitetin.
Kelmend Ahmetaj

