E premte, Nëntor 15, 2024
KreuPakategoriNjeriu i Tranzicionit ne romanet e Fatos Kongolit .Nga Mimoza Rexhvelaj

Njeriu i Tranzicionit ne romanet e Fatos Kongolit .Nga Mimoza Rexhvelaj

  1. Do ta quaja :” Ftesë për reflektim” takimin e sotëm në Vendin e Dëshmisë dhe kujtesës oganizuar nga Departamenti I Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.Besoj që zgjedhja e vendit nuk ishte rastësi, por një zgjedhje e kujdeshme nga organizatorët, duke prekur në ndjeshmërin e të pranishëmve në sallë, duke na ngacmuar prushin që fshihet brënda nesh, ato ndjesit e brishta të një kohe që pak kujtohet e aspak nuk flitet, por që akoma djeg “Njeriun e ri” që nuk mund të dal nga kurthi ku ka rënë…Tema e diskutimit:” “Njeriu I tranzicionit” në romanet e Fatos Kongolit i parë nga këndvështrimi i Prof. Arben Prendi, studiues I veprave të ketij autori njëkohësh përfaqësues I departamentit të Letërsisë.“Njeriu i ri” përmes studimeve të Prof. Albert Nikolla.Risia e aktivitetit ishin disa fletë me fraza nga Kongoli të përdorura si “grep” ku ram të gjithë, duke rrëfyer pjesë nga jeta dhe përjetimet tona mbi tranzicionin, njeriun dhe letërsinë e ndikuar prej tij.Uroj të kemi sa më shumë organizime të tillat.Suksese..M.Rexhvelaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit