E dielë, Janar 4, 2026
KreuPakategoriNga Sokol ZEKAJ : Ana e panjohur e poetit Frederik RESHPJA...

Nga Sokol ZEKAJ : Ana e panjohur e poetit Frederik RESHPJA…


“Ai ishte një shpirt i pakufizuar dhe, si i tillë çmonte lirinë, për të cilën thoshte; ‘Unë me njerëzit rri për edukatë’, dhe kur e pyetën për një kolegun e tij në Shkodër…”/ Ana e panjohur e poetit Frederik Reshpja

Nga SOKOL ZEKAJ
Memorie.al / Poeti la pak poezi, gjithsej një libër prej më pak se dyqind faqesh. Gjithsesi, kjo racë artistësh nuk është shquar ndonjëherë për sasi. Shtoji këtij fakti, faktin tjetër se për Fredin, drita jeshile u hap vonë, kur qe bërë mospërfillës ndaj disa gjërave si suksesi. Sot kam shfletuar librat e Frederik Rreshpjes, një poet shkodran të cilin e lexoj herë pas here dhe asnjëherë nuk e mbyll me ndjesinë se e lexova. Kam shtatë libra të Frederikut. Libri i parë titullohet ‘Rapsodi shqiptare’ dhe është botuar më 1968. Atëherë poeti ishte njëzetetetë vjeç. Më pas vjen romani ‘Zëri i largët i kasolles’, botuar më 1972, ndërsa një vit më pas, më 1973 del në qarkullim vëllimi i dytë poetik i tij ‘Në këtë qytet’.
Në vazhdim një heshtje e gjatë, derisa më 1994 shfaqet me ‘Erdhi ora të vdes përsëri’. Dy vjet më pas boton përmbledhjen ‘Lirika të zgjedhura’, ndërsa më 2004, dalin njëra pas tjetrës dy botime të poezive, ‘Vetmi’ dhe ‘Në vetmi’. Më 17 shkurt 2006 vdes. Miqtë që e kanë dashur dhe i kanë ndenjur pranë, e paraqesin si njeri fisnik veçse të vështirë.

Dhe, është e besueshme. Ai bënte pjesë te ata që quhen poetë të lindur. Nuk ka një poet të gjuhës shqipe që t’i qaset më bindshëm këtij përcaktimi. Ai ishte poet i gjinisë së William Blak-ut, Arthur Rimbaud-së, Sergej Eseninit etj, një racë që tek ne është disi në mungesë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit