LAJMI // Gazetari Milaim Zeka ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ish-kryeministri Sali Berisha “i ka bërë Shqipërisë atë që nuk ia ka bërë Enver Hoxha”.
Ai u shpreh në “Dritare tv” se përveç “të këqijave” që i ka bërë vendit, Berisha sipas tij do të mbahet mend për dy punë të mira: për ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe futjen e Shqipërisë në NATO gjatë qeverisje së tij.
Ndër të tjera analisti tha se ish-lideri historik nuk e ka luftën me Lulzim Bashën, por me SHBA, duke shtuar se deputetin Basha mund të fusë në burg kur të dojë, mjaftojnë dy deklarata të tij, në lidhje me çështjen e Gërdecit.
Milaim Zeka: Kur të dojë Sali Berisha e çon në burg Lulzim Bashën, kur t’ia dojë zemra, me dy deklarata të tij. E ke parë se kanë rrjedhur gjërat rreth Gërdecit. Dikur amerikanët do e kapin Berishën tek Gërdeci. Kanë dëshmitarë dhe e kanë gjeneralin e ushtrisë atje.Ky njeri do të thotë se Berisha nuk ka luftë me Bashën, por i ka shpallur luftë Sekretarit të Shtetit Amerikan Blinken .