Malèsia e përgjakur ë luftën kundër komunizmit. Është libri me autor Fran Xhajaj që sjell deri në detaje masakrat e regjimit komunist në zonen e Shkrelit. Fran Xhajaj është pjesëtar i një familje të njohur atdhetare. Me botimin e këtij libri ka plotësuar amanetin e patriotëve që luftuan dhe u flijuan për liri kundër diktaturës komuniste. Autori ka qënë dëshmitar okular i ngjarjeve dhe dëshmitë e tij i ka botuar në librat: “Shkodra kundër komunizmit” në vitin 2009 dhe “Shkreli dhe roli i tij kundër komunizmit “në vitin 2012. Për librin kanë shkruar shkrimtari Gjeto Turmalaj, Profesor Lulash Palushaj, Luigj Çekaj, Tonin Mirakaj etj.. Libri tregon ngjarje e data konkrete dhe është pasqyrë reale e persekucionit të fisit e familjes Xhajaj dhe gjithë patriotëve të Shkrelit.
Zani Veriut