E hënë, Nëntor 18, 2024
KreuPakategoriLAJMI // Rihapet dosja " Zylyftari ". SPAK ka rihapur dosjen...

LAJMI // Rihapet dosja ” Zylyftari “. SPAK ka rihapur dosjen dhe po kerkon prova te reja per vrasjen e Arben Zylyftarit ne Shkoder ne vitin 2000.

LAJMI FUNDIT // RIHAPET DOSJA E BUJESHME VRASJES SE KRYEPOLICIT TE SHKODRES ARBEN ZYLYFTARI NE VITIN 2000. // SPAK ka vendosur të rihap dosjen e vrasjes se kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari. Rihapja e hetimeve vjen me kërkesë të të dënuarve për vrasjen e tij, vëllezërve Admir dhe Genc Tafili. Admir Tafili është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Genc Tafili, i liruar me kusht nga ish gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, ndërsa sot është ende në kërkim nga drejtësia.SPAK rihap hetimet pasi nga palët në këtë proces ka pretendime se ngjarja është e pazbardhur dhe e manipuluar. Pritet që SPAK të rinisë rimarrjen në pyetje të personave të cilët kanë dijeni për ngjarjen.Burime pranë SPAK bënë me dije për Report Tv se këtë premte është ftuar në SPAK për deklarime Sokol Kociu ish zyrtari i lartë i policisë i cili deklarime i ka dhënë si avokat i Admir Tafilit. Po ashtu SPAK sqaroi se për këtë ngjarje ka patur mbi dhjetëra kërkesa për ta rihetuar nga vetë Admir Tafili i cili e mohon të ketë lidhje me krimin.08.10.2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit