E martë, Qershor 10, 2025
KreuPakategoriLAJMI // "Plas" lufta ne strukturat e larta te PS: Po qarkullon...

LAJMI // “Plas” lufta ne strukturat e larta te PS: Po qarkullon nje videopergjim i ” frikshem” per Blendi GONXHEN,i perzgjedhuri i Rames per Kryebashkiak te TIRANES…

Nis l*fta brenda PS! Del video pergjimi i fr*kshem per Blendi Gonxhen! Cfare po i bejne mikut te Rames

Një përgjim informal dhe komprometues ndaj Blendi Gonxhes po qarkullon në prapaskenat politike të Tiranës, duke kërcënuar kandidaturën e tij për Bashkinë Tiranë

Një përgjim i errët, i kryer nga palë të treta jashtë çdo strukture zyrtare, po rrotullohet si bombë me sahat në qarqet politike dhe gazetareske të Tiranës. Objektivi? Blendi Gonxhe, njeriu që Edi Rama po e promovon si “kalin e bardhë” për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e kryeqytetit.

Burime të sigurta konfirmojnë për Pamfletin se që prej disa javësh, në një rreth shumë të kufizuar dhe të kontrolluar, po shpërndahet një material përgjimi, i cili komprometon rëndë Gonxhen; jo vetëm si kandidat, por edhe si figurë publike me imazh të ndërtuar prej vitesh si teknokrat i pastër dhe pa lidhje me botën e errët të pazareve politike.

Ky material dyshohet të jetë realizuar në kohën kur Gonxhe drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), dhe nuk është prodhuar nga asnjë strukturë zyrtare. Nuk është në duart e SPAK, SHISH apo ndonjë organ ligjzbatues të shtetit.

Qëllimi është i qartë: eliminimi i Blendi Gonxhes nga gara e ardhshme për Tiranën dhe djegia e tij si figurë e promovuar nga Rama si alternativë qytetare dhe reformiste. Nëse materiali del në dritë, ai jo vetëm që i heq të drejtën morale për të garuar, por e rrënon përfundimisht profilin e tij si njeri i ndershëm në një sistem të kalbur.

Kryeministri është i mirëinformuar për ekzistencën e këtij përgjimi. Sipas burimeve pranë qeverisë, reagimi i parë i Ramës ka qenë i tronditur. Ai ka urdhëruar izolimin e informacionit, ka kërkuar heshtje totale dhe mbrojtje të plotë për Gonxhen, duke e konsideruar këtë situatë një kërcënim serioz për planin politik që po ndërton.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit