- Lajmi //.Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, po merr pjesë në samitin e PPE, që hapi punimet në orën 16.00 të ditës së sotme. Faqja në Instagram e PPE (EPP), ka postuar foto në story të mbërritjes së liderëve të partive, mes të cilëve edhe të kryetarit Basha. Në mëngjes Basha postoi në Facebook një videomesazh i cili do të përcillet në Samit. Gjithashtu Basha do të ketë edhe një fjalë gjatë këtij evenimenti, ku marrin pjesë drejtuesit kryesorë politikë, qeverishë dhe presidentë nga e gjithë Europa.05.10.2021