E shtunë, Mars 7, 2026
KreuPakategoriLajmi // Konjufca e uron ne anglisht,Ferit HOXHA i pergjigjet ne shqip:...

Lajmi // Konjufca e uron ne anglisht,Ferit HOXHA i pergjigjet ne shqip: Ti avancojme aspiratat e perbashketa drejt bashkimit Europian….

Shefi i diplomacisë

Konjufca e uron anglisht për postin, ministri i ri shqiptar Ferit Hoxha ia kthen shqip: T’i avancojmë aspiratat dhe projektin tonë evropian

Glauk Konjufca, ministër për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kosovës, e ka uruar Ferit Hoxhën, për emërimin e tij si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

 

Urimin e tij ndaj Hoxhës, Konjufca e ka shkruar në gjuhën angleze, ku ka thënë mes tjerash: Kosova dhe Shqipëria, si popuj të një kombi, ndajnë një lidhje të qëndrueshme, të rrënjosur në historinë, gjuhën dhe sakrificat tona të përbashkëta, përcjell Express.

Urimit të Konjufcës, Hoxha i është përgjigjur në gjuhën shqipe.

Hoxha ka thënë se Shqipëria dhe Kosova ndajnë vëllazërinë e përkatësisë kombëtare, gjuhës, historisë dhe identitetit.

‘’Pres me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht së bashku për të forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë të veçantë, për të kontribuar së bashku në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për të avancuar aspiratat tona të përbashkëta dhe projektin tonë #evropian’’, ka shkruar ai mes tjerash.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit