Në këto zgjedhje të reja, ipeshkvi i Dioqezës sonë të Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, është zgjedhur President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, detyrë të cilën deri më sot e ka kryer Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Arqipeshkvisë Metropolitane të Shkodër-Pultit.. Imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, është zgjedhur Zëvendëspresident i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Imzot Giovanni Peragine, Administratori Apostolik i Jugut, është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. I përcjellim urimet më të përzemërta ipeshkvit tonë të dashur, si dhe bashkëvëllezërve të tij ipeshkvij. Ju kërkojmë të luteni për ta bashkë me ne, që Zoti t’i udhëheqë e t’i ndihmojë në këto përgjegjësi të reja për Kishën në Shqipëri.
Falenderojmë Hyjin! /Njoftim për mediat i KISH- Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë/