E dielë, Dhjetor 1, 2024
KreuPakategoriLajm i ores se vone: RENEA "blindon" Vloren: Kontrolle ne automjetet me...

Lajm i ores se vone: RENEA “blindon” Vloren: Kontrolle ne automjetet me xhama te zinj & persona me precedente penale..26.01.2024

 “blindon” Vlorën, kontrollon…

 

 

Forca të shumta policia kanë dalë mbrëmjen e kësaj të premte në rrugët e Vlorës. Mësohet se Policia e Vlorës, FNSH dhe RENEA janë vendosur në pikat kyçe të qytetit bregdetar duke ushtruar kontrolle në automjetet luksoze.

Burime bëjnë me dije se në fokus të kontrolleve janë automjetet me xhama të zinj. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

Gjithashtu, kontrollet kanë si synim edhe personat në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar. Prej ditësh, FNSH dhe RENEA ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut. Kontrollet janë intensifikuar fill pas ngjarjes së rëndë ku u ekzekutua me snajper 23-vjecari Gëzim Sinomati, krim i mbetur ende mister.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit