Mosgrumbullimi i Armando Brojës në ndeshjet e muajit nëntor nga trajneri i kombëtares Silvinjo, bëri që të përhapen shumë zëra se mes tij dhe trajnerit ka pakënaqësi. Por si qëndron e vërteta? Vetë Broja ka folur për herë të parë dhe ka zbuluar të vërtetën e ‘zënkës’ me Sylvinhon.
Përmes një postimi në Instagram, Broja ka shuar çdo dyshim duke bërë tq qartë se mes tij dhe trajnerit Sylvinho nuk ka asgjë. I dëmtuar për një kohë të gjatë gati një vjeçare, sulmuesi nuk ka marrë pjesë në kualifikueset për Euro 2024. Broja shkruan se tekniku nuk e ka përzgjedhur vetëm për shkak të dëmtimit që kishte pësuar dhe se kishte luajtur shumë pak në këtë periudhë.
Broja thotë se kanë qarkulluar lajme të rreme dhe se ai e do kombëtaren me gjithë zemër, madje në fund i ka uruar fitoren ne ndeshjen e nesërme me Ishujt Faroe në Air Albania.