E mërkurë, Prill 23, 2025
KreuPakategoriEdi RAMA kerkon "NDJESE PUBLIKE:" Ikam cënuar pa dashje autiket".Ndersa lehaqeneve do...

Edi RAMA kerkon “NDJESE PUBLIKE:” Ikam cënuar pa dashje autiket”.Ndersa lehaqeneve do tu tregoj me 11 Maj..

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ndjesë fëmijëve autikë dhe prindërve të tyre, duke thënë se përmendja në fushatë ka qenë krejt pa dashje.

 

 

Rama tha se foli për autizëm politik, duke harruar se prej vitesh kjo shprehje konsiderohet e papërshtatshme.

“Mirëmbrëma është vonë por nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, por të mos kërkosh ndjesë kur gabon nuk është burrërore. Krejt pa dashje kam cenuar sot fëmijët autikë, kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politik. Shprehje që më ka mbetur në mendje nga literatura politike, më ka dalë krejt padashje. Por ja që u desht të gaboja që pastaj të mësoja se prej vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë.

 

 

 

Prandaj  kërkoj ndjesë dhe u garantoj se kam jo respekt, por admirim për fëmijët me aftësi speciale, cka më ka shtyrë të nxis dyfishim e mbështetjes së tyre nga qeveria, gjë që e kam thënë do të jetë pjesë e projektbuxhetit të 2026”, tha ai.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit