E premte, Nëntor 15, 2024
KreuPakategoriDajç-Situata drejt normalizimit. Grup pune nga Prefektura për raportin teknik

Dajç-Situata drejt normalizimit. Grup pune nga Prefektura për raportin teknik

 

Në zonat e përmbytura gradualisht po rikthehet normaliteti. Prefektja e  Shkodrës z.Majlinda Angoni ka parë nga afër situaten në fshatin Dajç i cili gjatë ditëve me reshje ka përjetuar një situatë mjaft të veshtirë. Në takimet me banorët, tashmë në një situatë që po rikthehet drejt normalitetit si pasojë e ndryshimit të  kushteve atmosferike, Prefektja Angoni ka thënë se një grup pune me specialistë nga  Prefektura po harton një raport të detajuar teknik i cili do ti dërgohet Drejtorisë Rajonale të kullimit në Lezhë për të mundësuar ndërhyrje në argjinaturat dhe kanalet kulluese me synimin që të shmangen situatat e përmbytjeve në vitet që vinë. Raporte të tilla teknike do të bëhen edhe në fshatra të tjerë që rrezikohen nga përmbytjet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit