Bashkia dhe strukturat e policisë në rrethin e Malësisë së Madhe i shpallin “luftë” kultivimit të kanabisit. Kreu i Bashkisë z.Tonin Marinaj ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me Krerët e Komisariatit të Policisë në Koplik. Tema e takimit ka qenë intensifikimi i luftës me të gjitha forcat e mjetet kundër tentativave për mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike në territorin e Malësisë së Madhe. Burime për Zani Veriut bëjnë të ditur se të dy palët po hartojnë plane të përbashkëta për goditjen e fortë të fenomenit dhe përballjen e ashpër me ligjin e gjithë atyre që tentojnë kultivimin e kanabisit në Malësi. Në takim ishin prezent dhe Administratorët e Njësive Vendore dhe Kryeinspektori i policisë bashkiake!