E hënë, Tetor 20, 2025
KreuPakategoriArqipeshkvi PARAGINE : Ne Shkoder nuk ka qetesi,dhuna eshte bere pjese e...

Arqipeshkvi PARAGINE : Ne Shkoder nuk ka qetesi,dhuna eshte bere pjese e kultures..

Arqipeshkvi Giovanni Peragine: Mungon qetësia në Shkodër, dh*na po bëhet pjesë e kulturës sonë

“Mungon vera e qetësisë dhe e besimit në Shkodër”, tha Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, në një kohë që qyteti nuk po gjen qetësi pas ngjarjeve të fundit kriminale. Sipas kreun e kishës, qytetarët e Shkodrës janë bërë dëshmitarë të një realiteti ku dhuna shihet si rrugë e zakonshme për të zgjidhur konfliktet, një model që po ndikon sidomos tek të rinjtë.

 

 

”Kemi jetuar dhe fatkeqësisht po jetojmë ende ngjarje dhune që na kanë prekur thellësisht në këtë qytet. Shumë shpesh gjejmë gjakun e dhunës, ngjarje që kanë ndodhur në qendër të qytetit dhe që kanë përfshirë edhe njerëz të pafajshëm.


Këto ngjarje plagosin strukturën e komunitetit tonë, na frikësojnë, na bëjnë të ndihemi më pak të sigurtë, me rrezikun që të mësohemi me këtë kulturë dhune, sikur të ishte diçka e pashmangshme.

  1. Të rinjtë rriten me idenë se për të qenë i respektuar duhet të jesh më i fortë se të tjerët, të sundosh, të shtypësh. Kemi detyrim të edukojmë fëmijët dhe të rinjtë tanë për paqen dhe për dialogun, për të zgjidhur konfliktet pa i’u drejtuar dhunës. Kemi detyrën t’u ofrojmë të rinjve tanë modele të tjera”, tha imzot Giovanni Peragine.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit