E premte, Mars 7, 2025
KreuPakategoriAkuza e rënde: Trebicka u vra me plumb dhe pas ketij krimi...

Akuza e rënde: Trebicka u vra me plumb dhe pas ketij krimi qendron Sali BERISHA- thote Avokat Idajet Beqiri

“Gërdeci, Çernobili shqiptar”/ Beqiri: Trebicka është qëlluar me plumb! Vrasjen e organizoi Berisha…

Avokati Idajet Beqiri thotë se Sali Berisha qëndron pas vdekjes së Kosta Trebickës, i cili sipas tij nuk ka pësuar aksident, por është vrarë. Duke marrë shkas nga një dokumentar që u transmetua në emisionin “Real Story” në lidhje me Gërdecin, Beqiri tha se Trebicka kishte denoncuar aferën e familjes Berisha.

Ai thotë se ekzekutor është Agron Kuliçi, ish bodyguard i Sali Berishës. Sipas Beqirit, SPAK duhet të hetojë vdekjen e Trebickës.

“Kosta Trebicka këtë krim e denoncoi dhe madje në kuptimin ligjor, ishte një i penduar i drejtësisë. Ishte edhe vetë pjesë e atij korrupsioni sepse Amerika i kishte vendosur embargo armëve kineze. Por Trebicka e denocnoi një gjë të tillë dhe kur e pa kush e bënte realisht dhe ishin përfshirë njerëz si kryeministri i Shqipërisë dhe i biri i tij, ai kërkoi ndihmë New York Times, e cila bëri investigimin dhe e zbërtheu. Ai vuri dijeni edhe ambasadën amerikane. Ka pasur presione te media per ta fshehur krimin ,eshte shprehur Avokati.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit