Kanosi fqinjin me kallashnikov, arrestohet 50-vjeçari
Një 50-vjeçar është arrestuar nën flagrancë nga policia pasi ka kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij.
Në pranga u vu shtetasi A. C., 50 vjeç, banues në fshatin Micoj, Fushë Arrëz.Ky shtetas sipas policisë dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, shtetasin Y. C., 35 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, të cilat shtetasi A. C. i mbante pa lejen përkatëse