Koncertet e planifikuara të këngëtares serbe Ceca, në Malin e Zi, kanë ngjallur polemika. Prania e saj ka sjellë kundërshtime të forta nga komuniteti shqiptar në vendin fqinj dhe jo vetëm, të cilët po bëjnë thirrje për bojkotim të koncertit.🛑Svetlana Raznatoviç (Ceca), e njohur si një ikonë e muzikës pop-folk në Serbi, është një figurë e kontroverse, pasi bashkëshorti i saj, Zeljko Raznatovoç (Arkani) akuzohet për krime lufte gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi, përfshi edhe atë në Organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët shqiptarë e akuzojnë këngëtaren se ka mbështetur krimet e luftës dhe se ka qenë pjesë e një regjimi që ka shkaktuar shumë vuajtje dhe dëme për popullin shqiptar. Kritikët argumentojnë se prania e Ceca-s është një provokim.
🇦🇱“Nuk jam kundër artit, nuk jam kundër muzikës, se jam rritur me atë muzikë në Mal të Zi dhe e dëgjoj. Por po, jam kundër me më ardhë dikush në breg të shtëpisë të më këndojë këtu që burri i saj ka vrarë me mijëra njerëz të pafajshëm. Por gjithkush ka të drejtë në zgjedhjet e veta. Kaq prej meje”, tha modelja shqiptare, Emina Cunmulaj në një postim në Instagram Story disa ditë më parë.
Masa të rrepta sigurie para koncertit në Ulqin
Mediat serbe raportuan se Ceca mbërriti të dielën në Mal të Zi, ku fillimisht do të performojë në Ulqin, por edhe në qytete të tjera përgjatë muajit gusht.Ekspres.01.08.202398