E premte, Nëntor 22, 2024
KreuPakategoriEdi Rama Kryetareve te Bashkive : Mos luani me zjarrin....

Edi Rama Kryetareve te Bashkive : Mos luani me zjarrin….

Sot Edi Rama mblodhi gjithe kryetaret e Bashkive ne  Kryeministri. MOS LUANI  ZJARRIN ISHTE POROSIA E PRERE E KRYEMINISTRIT  : “Progresi në garantimin e rendit pulik është i madh, prandaj Prokurimet Publike janë arsyeja e parë që iu mblodha. Reagim i menjëhershëm deri në fund të mandatit për të garantuar cilësi, transparencë dhe shpejtësi. Paketa përmirëson kuadrin rregullator në Shqipëri.
Mos u përzieni me problemet e prokurimit publik, mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do të ketë të gjithë mbështetjen time dhe të PS  kundër kujdo ndër ju  që do të luajë me zjarrin. Kam kërkuar reformim për prokurimet publike.
Ndër procedura te asistuara 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme në hartimin e kritereve prandaj bashkive u janë dërguar rekomandime. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe skanë bërë rregullime në proces. Është fakt i njohur botërisht se hartim i ikritereve të veçanta për kualifik,im, qepja me dorë e tenderit si kostum me porosi e cënon shkallën e pjesëmarrjes”, tha Rama.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit